zoom

Aktualitet

Tragjedia e Shkodrës/ Me kapuç dhe i rrethuar nga policët, del në Gjykatë për masë Erdgys Arrazi

Po mbahet sot seanca për masën e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës, për bashkëshortin e dyshuar se shtyu në aktin tragjik të flijimit të katërfishtë të gruas së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të mitur.

Me kapuç në kokë dhe duke shmangur kamerat e mediave, ishte momenti kur Erdgys Arrazi mbërriti në gjykatë. Policia kishte blinduar godinën edhe për të shmangur ndonjë incident, teksa masa zhvillohet me dyer të mbyllura. Arazi ka mohuar akuzat, teksa Prokuroria do kërkojë burgim.

41-vjeçari do të dalë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për shkaktim vetëvrasje të gruas dhe fëmijëve të tij.

Trupat e pajetë të tre të miturve, dy vajzeve, 9 dhe 8-vjeçe, si edhe djalit 3-vjeç janë gjetur nga palombarët. Ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të bashkëshortes, Alma Arrazi.

38-vjeçarja u mbyt në ujërat e lumit Bunë më 2 Maj, së bashku me tre fëmijët e mitur dhe dyshohet për shkak të dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura