zoom

Aktualitet

Protesta te Bashkia për dorëheqjen e Veliajt. Nga mesazhi në bluzën e Argitës, te fjalimi i Malkajt

Po mbahet aktualisht protesta para Bashkisë së Tiranës, e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen 5D, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erjon veliaj për skandalin korruptiv.

Aktori Mehdi Malkja u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri sa më parë. Ai shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.

“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime!”, tha ai.

Mes protestuesve para bashkisë së Tiranës ishte dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi. Edhe këtë herë Malltezi mbante veshur bluzën e personalizuar me thirrjen: ‘Lironi liderin e opozitës’, me foton e të atit të stampuar.

Kurse nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në fjalën e tij në protestën që po mbahet para Bashkisë Tiranë, tha se falë qëndresës së opozitës u arrit që kryeministri Edi Rama të mos e mbrojë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ai tha gjithçka do të arrihet, referuar dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë, sepse protestuesit janë me të drejtën e të vërtetën.

“Një falënderim të gjithëve ju për këtë rezistencës, këtë protestë të gjashtë, para godinës që ka përdhosur interesat publike, që ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarëve. Ashtu siç Erion Veliaj, kryefiku, lepuri në krye të bashkisë së Tiranës, ka prishur Teatrin dhe dhjetëra e dhjetëra pallate të tjera duke i shkërmoqur ato, ashtu dhe sot, falë rezistencës tuaj, të shkërrmoqim kryeshtetin e kryebashkiakut në krye të bashkisë më të korruptuar, në krye të bashkisë 100% të vjedhur dhe ne sot po ia dalim.

Jemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjen përfundimtare të Erion Velisë dhe më pas, dorëheqjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë. Është rezistenca juaj që sot bëri të mundur që Edi Rama të bëjë disa hapa pas. Ai që para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Erion Velisë, sot u distancua nga ai. Foli për hajdutë – Edi Rama, foli për abuzues ligji, foli për grupe të struktura, foli për drejtorë dhe kryebashkiakë. Kjo u arrit vetëm në sajë të qëndresës suaj dhe të forcës suaj protestuese”, tha Teliti ndër të tjera. /ZOOM.AL/