Aplikacion
Konfirmohet se trupi i vogëlushit 3-vjeçar u gjet i ngecur anash rrjedhës së lumit, pak kilometra nga vendngjarja. Mbrojtja Civile konfirmoi se trupi u gjet në zonën e Njësisë Ana e Malit dhe aty besohet se ndodhet edhe i nënës, Alma Arazi.
Më parë ishin gjendur nga kërkimet në ditën e parë trupi i 9-vjeçares dhe dje i vajzës tjetër. Trupat janë dërguar në morg, teksa i vajzës së madhe u përcoll me ceremoni mortore.
Aktualisht vijojnë kërkimet për trupin e nënës, që dyshohet se e kreu aktin nga xhelozia dhe dhuna në familje prej bashkëshortit të arrestuar.
Sot pritet edhe masa e sigurisë ndaj bashkëshortit të arrestuar, Erdgyst Arazi, i cili ka mohuar akuzat. Ka dyshime se ai kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore dhe se ushtronte dhunë në familje.
deri tani ka prova disa dëshmi dhe pamje të kamerave, teksa besohet se në gjendje të rënduar depresive nëna ka kryer aktin ekstrem. Familjarët e Almës ngritën pretendimet për dhunë fizike dhe psikologjike nga i dyshuari.
Prefektja Angoni: Po vijojmë kërkimet për nënën…
Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni foli për operacionin që vijon prej disa ditësh në lumin Buna dhe Drin. Angoni thotë se janë të angazhuar forca të shumta të RENEA, policisë, FNSH, ushtrisë dhe banorët e zonës të Dajçit dhe Anës së Malit të cilët janë vetëofruar për të dhënë ndihmën e tyre.
Angoni bëri të ditur edhe gjetjen e trupit të pajetë të 3-vjeçarit të mbytur në lumin Buna.
Prefektja e Shkodrës u shpreh gjithashtu se “kërkimet do të vijojnë deri në gjetjen edhe të nënës së fëmijëve Alma Arrazit” dhe shpreson që “të gjendet sa më parë të jetë e mundur”. /ZOOM.AL/
Reshje intensive me shtrëngata, apeli i Ministrisë së Mbrojtjes. Qarqet më të rrezikuara