zoom

Lajme

Intrigante e materialiste, Bes Kallaku publikon këngën e re dhe rrjeti mendon se e ka për Xhensilën

Bes Kallaku ka publikuar një këngë të re me titullin “Intrigante” dhe të gjithë mendojnë se i dedikohet ish-partneres së tij, Xhensila Myrtezaj.

Kënga nis me vargjet: “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”, duke nënkuptuar se “ajo” kishte qëndruar me Besin vetëm për para. Por historia bëhet më konkrete kur rikujtojmë se si u njoh çifti Kallaku-Myrtezaji.

Para disa vitesh aktori dhe këngëtari kur ka rrëfyer historinë e njohjes me Xhensilën ka thënë se arsyeja që e bëri për vete këngëtaren ishte përkujdesja e tij ndaj mamasë së saj e cila ishte e sëmurë. Një kthim pas në kohë i ka bërë ndjekësit të besojnë se “intrigantja” është Xhensila.