Aplikacion
Tani çështja ka kaluar në Komitetin e Ministrave, ku gjatë muajit maj pritet mbledhja dhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE ishte parashikuar të jetë në agjendë.
Por si pritet të shkojë procesi?
Megjithatë Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet thotë se aktualisht disa vende anëtare të KiE-së, si Gjermania e Franca po përgatiten ta bllokojnë votimin.
“Megjithatë, në këtë moment disa vende anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë Parlamentare (APKE) në prill”, shkruan Knaus në platformën X.
Ai tutje thotë se kjo pason fushatën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë Vuçiq, duke përfshirë një apel personal drejtuar presidentit Macron që të mos lejojë një votim”, shkruan tutje Knaus, gjersa përmend edhe angazhimin serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal. /ZOOM.AL/
“Ajo është e dehur”- Shpërthejnë komentet ndaj Harris në mesazhin e saj pas humbjes së zgjedhjeve