Aplikacion
Sipas tij, kryeministri Edi Rama kërkon eliminimin e shtresës së mesme, ndërsa i bëri apel Gjykatës Kushtetuese të pranojë kërkesat e opozitës për shfuqizimin e këtij ligji.
Deklarata e Telitit:
“Është fakt i njohur se Shqipëria që prej vitit 2014 ka nivelin më të lartë të taksave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është gjithashtu fakt, se këto taksa kanë qenë ndër arsyet kryesore të falimentimit të dhjetëra mijëra bizneseve, largimit të shumë sipërmarrësve të huaj dhe gjithashtu një ndër pengesat kryesore për thithjen e investimeve të huaja direkte.
Në vend që të bëjnë hapa pas nga këto politika të gabuara e ti shpallin luftë krimit të organizuar, klientelizmit dhe korrupsionit 100%, të denjë për rekordet Guinness, që po gërryen ekonominë e vret konkurrencën, Edi Rama dhe mazhoranca morën vendimin për një taksim të ri ndaj profesionistëve të lire.
Rama shkeli, jo për herë të parë, zotimin para shqiptarëve për taksim zero për çdo biznes të vogël deri në vitin 2029. Faturat e kripura disa milionëshe të këtij tatimi ndaj 29 mijë profesionistëve, kanë mbërritur në dyert e tyre. Sipas një sondazhi të revistës ekonomike ‘Monitor’ gjendja është alarmante. 96 % e të anketuarve shprehen se ky taksim i ri ndaj do të ketë efekte negative në aktivitetin e tyre si sipërmarrës të lirë.
38 % e të anketuarve shprehen se do të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre, që do ti shkojë si barrë shtesë konsumatorit shqiptar. 26 % e të anketuarve shprehen se kostot financiare të kësaj barre të re fiskale do ta përballojnë duke ulur fitimet, thënë ndryshe më pak para për këta profesionistë të lirë për rritje profesionale, investime në biznesin, dhe në rastin më të keq edhe shkurtime të numrit të punonjësve.
17.5 % të të anketuarve shprehen se po mendojnë seriozisht që të mbyllin aktivitetin, ndërsa 5.4 % po bëjnë gati valixhet për tu larguar përfundimit nga Shqipëria. Të nderuar qytetarë. Ky vendim i qeverisë së Edi Ramës ka në prapavijë interesat e tij politike dhe është eliminimi i shtresës së mesme. Partia Demokratike i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, që të pranojë kërkesat e opozitës dhe grupeve të interesit për shfuqizimin e këtij taksimi, i cili rrezikon të falimentojë biznese dhe të shtojë shqiptarë në radhën ndërkohë të gjatë të shpopullimit të vendit”. /ZOOM.AL/
“I detyrohemi fëmijëve tanë”, të hënën protesta e dytë tek Ministria e Arsimit për Martinin