Aplikacion
Kështu që numri një i stolit po mendon të bëjë disa ndryshime në reparte të ndryshme. Audero pritet të luajë në portë, ndërsa në mbrojtje ka balotazh mes Bisek dhe Pavarit, duke qenë se 2 të tjerët janë të detyruar: Bastoni dhe De Vraj. Rikuperimi i Dimarkos nuk do të thotë se do të jetë titullar, kështu që nga e majta luan Karlos Augusto dhe djathtas Dumfris.
Asllani pritet në mesfushë së bashku me Fratezin, ndërsa për Barelën dhe Mkitarianin ka balotazh. Në sulm Sançez me Lautaron, teksa te Sasuolo pritet titullar Bajrami. /ZOOM.AL/
Kasacioni në Itali fundos kriminelët: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova