Aplikacion
Një automjet ka përfunduar në lumin Lana, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Raportohet se drejtuesi 35-vjeçar ka marrë plagë kritike dhe u dërgua me urgjencë në spital, kurse makina u shkatërrua plotësisht.
Zjarrfikësve iu desh të sharronin makinën për të nxjerrë drejtuesin nga sedilja, pasi ishte bllokuar nga shtypja e mjetit.
“Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia.
Ky është aksidenti i katërt që ndodh në atë zonë gjatë 24 orëve të fundit në këtë rrugë të zonës periferike të kryeqytetit.
Dje u regjistruan 3 të tilla, përfshi edhe plagosjen e dy policëve të repartit “Shqiponja” me makinën e patrullës, si dhe pëmbysjen në rrugë të dy mjeteve. /ZOOM.AL/
Olta Gixhari reagon për herë të parë pas hyrjes së motrës në BBVA 4: Sot fillon loja!