Aplikacion
Ai tha se Manja u tregon prokurorëve se si të luftojnë korrupsionin, kur është vetë ai që ka liruar nga burgu të arrestuarit për korrupsion. Kjo sipas Bashës tregon se hipokrizia ka arritur kulmin.
Basha theksoi se kjo amnisti kishte liruar të paktën 100 persona të dënuar për korrupsion nga GJKKO.
“Sa më shumë SPAK ka sukses në goditjen e korrupsionit, aq më shumë nxjerrim nga sirtarët projektet për t’i vënë shkopinj nën rrota, siç ndodhi pak më parë ku Manja u dha leksion prokurorëve të SPAK si duhet të luftojë korrupsionin.
T’u tregosh këtë kur ke kërcënuar administratën të heshtë, qindra zyrtarë po japin dorëheqje, nuk ka më as aplikime për të nisur punë, tregon se hipokrizia ka arritur nivelet më të rrezikshme. Manja u tregon prokurorëve si të luftojnë korrupsionin, kur liron të arrestuarit për korrupsion. Nikolla e trajton Parlamentin si pronën e vet private, ashtu si Rama trajton shtetit. Rama shmangu dje interpelancën.
Jemi para një komploti të planifikuar nga Rama por nuk mund të bëhet pa mbështetjen e aktorëve politikë, për të frenuar dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe për të ngushtuar fushën e veprimit të SPAK. Amnistia Penale, atentat ndaj Reformës në Drejtësi”, tha Basha ndër të tjera.
Teksa më herët ministri Manja kishte deklaruar se do jepte të enjten në Parlament sqarime mbi akuzat e opozitës se ishin liruar zyrtarë të korruptuar.
“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.
Por gjatë konferencës, Basha kur u pyet për deklaratën e ministrit, tha:
“Pse zoti Manja pret deri të enjten për përgjigjet? Ai është kapur me presh në duar, duke gënjyer. Ai nuk ka gënjyer nga halli, por planifikoi lirimin e dhjetërave deri në 100 të burgosur, të dënuar për korrupsion nga GJKKO. Manja bën hipokrizi te SAPAK kur thotë ‘luftoni korrupsionin’, por bëri pazare. Ata kërkojnë që t’u mbyllin gojën me kodin e heshtjes. Është atentat ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi. Nuk është bërë me eksploziv dhe karikator, por me akt politik”.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbajti sot edhe një takim me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Në fjalën e tij për mediat pas përfundimit të takimit, Manja foli edhe në lidhje me kërkesën e kreut të Prokurorisë së Posaçme për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.
“Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë e Apelit. Prokurorët e SPAK do t’u duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli. Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet më të gjerë se mazhoranca”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/