zoom

Lajme

Akuza të forta, Balla: Nëse hapen letrat e Sigurimit… Noka: Po të dalin te Metamorfoza, të zhytur

Vijojnë debatet e forta nga salla e Parlamentit mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Replika deri në akuza direkte ka pasur mes ministrit Taulant Balla dhe demokratit Flamur Noka.

Ata kanë shkëmbyer akuza mes njëri tjetrit në lidhje me dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Pjesë nga diskutimi:

Balla: Babai yt politik ka sulmuar çdo kryeprokuror.

Që prej ‘98 magjistraturës ia kemi besuar OSBE. Asnjë kandidat për magjistrat nuk ka bërë ankesë. Po sulmoni Olsi Çelën dhe Dumanin. Ju nuk lini hapësirë që t’ju mbrojë dikush se nuk keni lënë asnjë prokuror të përgjithshëm me përjashtim të Adriatik Llallës. Dhe qershia mbi tortë njëlloj keni sulmuar edhe të gjithë ambasadorët amerikanë.

O Flamur ngrije kokën. Ti je i fundit Flamur që mund të flasësh për sigurimin. I thua ti Rakipit për sigurims? Nëse hapen letrat… Kërkoi falje shkollës së Magjistraturës.

Noka: Po të dalin letrat, del te Metamorfoza që jeni të gjithë të zhytur. /ZOOM.AL/