zoom

Rajoni

Sela ngre dyshime: Politikanët e VLEN po duartrokasin deklaratat antishqiptare të Mickoskit!

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët, teksa ishte i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian, bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

Ai ka thënë se në një formë apo tjetër Arben Taravari që ishte kandidat për president i VLEN, duket sikur është “vegla e Mickoskit”.

“Mënyra e paraqitjes së VMRO-së aktualisht është një tentativë për ta orientuar votën shqiptare drejt VLEN-it, por edhe kthim favori ndaj Taravarit, sepse VMRO dhe VLEN luajtën në favor të njëri tjetrit. Kandidatura e z.Taravari nuk ka qenë kandidaturë e bekuar nga ASH-ja, sepse në atë kohë ai iku dhe e dyta u pa një sjellje e një individi që duhet të zbatoi urdhra. Kam parashikuar që ndarja ishte në funksion të dikujt, sjelljet flasin sikur Taravari është peng i Mickoskit. Largimi i Taravarit ishte i parecedentë, prandaj e kam cilësuar si ikje largimin e tij.

Sjelljet e tij flasin në atë lloj drejtimi se është bërë peng i VMRO-së. Nuk mund të dali një udhëheqës partie në organin që drejton pa asnjë qëllimi të vetin, do të thotë merr urdhra dhe po anashkalon strukturat e veta politike. Qëllimi final i VMRO-së ka qenë që të shfrytëzojë periudhën dy javore mes zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare. Dhe ata kanë arritur që ta përdorin këtë por agjenda e tyre është e mbrapshtë”, ka thënë Sela. /ZOOM.AL/