zoom

Lajme

Çuçi opozitës: Vetë RAI 3 s’ka urgjencë dhe shtyu emisionin, nuk ka vend për interpelancë me Ramën

Mazhoranca nuk ka pranuar kërkesën e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me publikimin e investigimit në emisionit “Reporter” në Rai3.

Kjo solli akuza, tensione dhe kaos në sallë, teksa deputeti demokrat shkoi te foltorja dhe i kërkoi llogari kryetares Lindita Nikolla.

Kolegu i tij te mazhoranca, Bledi Çuçi dha shpjegime pas debateve se pse interpelanca u shty, duke justifikuar vendimin e socialistëve.

“Vetë programi i RAI3 nuk ka urgjencë meqë vetë e ka shtyrë pjesën e dytë të emisionit, Këto sqarime janë bërë seancën e kaluar. Ka pasur hapësirën për të sqaruar qëndrimin e vet. Është marrë vendimi nga ky Parlament që nuk ka vend për një seancë të tillë, të paktën urgjente”. /ZOOM.AL/