Aplikacion
Përfaqësuesi i PS-së, Toni Gogu, tha se kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji, po humbet kohën me dashje, me qëllim që të mos flasin ekspertët. Ndërsa, Salianji deklaroi se socialistët duan që të shfokusojnë vëmendjen.
“Ju kryetar ngjasoni me ata personazhët qesharakë, që kur u shpik fotokopja shikonin nëse janë njësoj me origjinalen. Iu vodhe ekspertëve dy orë kohë. Mbledhja u zgjat përtej arsyeve, vetëm për të kënaqur batutat e ditës. Ekspertëve iu kemi marrë kohë, që të nisë plani i hetimeve.
Ekspertët e çmojnë vetë situatën dhe e dinë se çfarë duhet të hetohet. I bie që doni të bëni shou. Hetimet i bën prokuroria. Ju doni të bëheni prokurorë e gjyqtarë, ne jemi thjesht deputetë. Ne duam të pyesim, ju hidhni akuza”, tha Gogu.
Kurse Salianji iu përgjigj: “Ju doni të shfokusoni vëmendjen nga përgjigjet që kanë ardhur nga institucionet”. Në mbledhjen e sotme u konstatua se jo të gjitha institucionet kishin kthyer përgjigje dhe mes tyre ishte Kryeministria, teksa Salianji bëri ironim, duke kujtuar se ndoshta Rama ishte i ënë me problemet në Itali. /ZOOM.AL/