Aplikacion
Ai tha se një nga institucionet, Shërbimi Informativ Shtetëror, ka kthyer një përgjigje për të cilën tha se “ishte për t’u tallur”. Ai shtoi se disa nga informacionet me të cilat do të kenë kontakt anëtarët e komisionit janë sekret hetimor, ndaj duhet që të plotësojnë një formular për t’u pajisur me certifikatë sigurie.
“Në tejkalim të afateve, është depozituar në protokoll Autoriteti Kombëtar për Informacionin e Klasifikuar, komisioneri për të drejtën e informimit dhe AMP, nuk ka marrë mundimi të përgjigjet Kryeministria, mbase kanë pasur punë të mbyllin problemet në Itali, ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Ka kthyer përgjigje edhe Shërbimi Informativ. Dokumentet me të cilat do të njihemi janë sekret hetimor ndaj do të plotësojmë formularët për t’u pajisur me certifikatë sigurie.
I keqardhur që një institucion që duhet të jetë ndër meë të rëndësishme, si SHISH, përdoret dhe sjell përgjigje për tu tallur me publikun. Ka qëllime të tjera tani mesa duket. Me nisjen e punës së këtij komisioni një drejtues institucioni është larguar, nuk do të them është bërë dëshmori i parë”, tha ai.
Ironi dhe replika shoqëruan më tej Komisionin Hetimor. Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, theksoi se nuk e kanë tagrin ekspertët që të hetojnë informacione sekrete, pasi iu mungojnë certifikatat e sigurisë. Ai tha mes të tjerash se siç duket kryetari i Komisionit, Salainji mezi pret një letër nga Rama.
Diskutimet Gogu-Salianji:
Gogu: Po citoj nenin; Pasi sigurohen të dhënat për çështjet nga ekspertrët komisioni miraton planin e hetimeve. Sot ne nuk bëjmë muhabet me ekspertët, se si e çmon përgjigjen, pasi është kapaciteti i tyre nëse kanë plan për hetimin apo jo. Ky ankthi ynë nëse ka mbërritur posta kryeministrore, ankth i kryetarit, mendoj se është i pashpjegueshëm. Nëse ju zoti kryetar doni që patjetër kryeministri t’ju sjellë këtu një letër, nuk është ky lajm i ditës. Kryeministri Rama ka një traditë të suksesshme në zbatim të ligjit.
Ironizon Salinji: Duket!
Gogu: Ndryshe nga kryeministra tuaj që komisionet hetimore i fshihen tërë jetën e tyre.Rrini të qetë se kryeministri do ju përgjigjet. E di që nukj rini ron pa marrë një kartolinë nga kryeministri. Do ju vinë shumë shpejt. Nuk është kjo çështja e komisionit tonë, por a janë të gatshëm ekspertet për të bërë një plan hetimi? JO! Sepse ka informacion rrugës. Nëse na mblidhni këtu për të bërë batuta, nuk jemi për lajmin e ditës. Mos na bëni xhuxhmamxhuxh. Ne hetojmë! Hetojmë me…Nuk mund të vazhdojë mbledhja në këtë mënyrë. Propozoj që sekretari të mblidhet për të vijuar se si do të procedohet me mbledhjen. Ekspertët nuk janë të pajisur me certifikatë sigurie.
Teksa më tej eksperti tha se tre institucione të vendit nuk kanë kthyer përgjigje për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Ai tha se disa përgjigje nuk janë reale në raport me kërkesat, duke shtuar se duhet korrespondencë e re.
Diskutimet në Komision:
Eksperti: Tre institucione nuk kanë kthyer përgjigje. Disa përgjigje nuk janë reale në raport me kërkesat. Duhet korrespondencë e plotë.
Xhemal Qefalia: Kërkesat për informacione i ka bërë Komisioni, autoriteti që ka dërguar kërkesat janë anëtarët e Komisionit Hetimor për TIMS.
Asllan Dogjani: Ne duhet të presim përgjigjet, duhet të informojmë opinionin publik. Ne jemi për transparencë, që të informojmë opinionin publik. /ZOOM.AL/