Aplikacion
Teksa sot opozita protestoi sot para Bashkisë së Tiranës për gati 2 orë, ku u hodhën molotov dhe flakadanë, ekspertët e policisë mblodhën provat pas përfundimit të tubimit.
Në pamjet e fotove shihet se ekspertët mbledhin provat, pasi hyrja e bashkisë konsiderohet si vendngjarje. Ata mbledhin prova për pasojat, dëmet, lëndët e përdorura, gjurmët dhe autorësinë e veprës penale.
Javën e kaluar u arrestuan 4 protestues, që u liruan më pas nga Gjykata e Tiranës dhe u morën nën hetim disa të tjerë. Mes tyre edhe përfaqësues të politikës opozitare. /ZOOM.AL/
6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit