zoom

Aktualitet

Olsi Rama e kallëzoi Bardhin për Xibrakën, SPAK nuk pranon kërkesën: S’ka vepër penale… (Vendimi)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton zyrtarisht se nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës, vëllait të kryemninistrit Edi Rama, ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë. Pra mungon elementi i veprës penale.

Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur ditë më parë. SPAK nuk gjen elementë të veprës penale, ndaj edhe nuk e ka regjistruar pas protokollimit të kallëzimit dhe shqyrtimit nga ekspertët e akuzës.

Olsi Rama e kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë.

Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjec, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Bardhi thote se sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, së bashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale, pasi e kishte përdorur mjetin 18 herë sipas sistemit TIMS, duke dalë dhe hyrë nga vendi. /ZOOM.AL/