Aplikacion
Banori i Big Brother Vip, Liam Osmani, ka zgjuar nga gjumi ish-missin, Françeska Murati në një mënyrë aspak të zakontë. Konkurrenti mbushi një tepsi me ujë dhe më pas shkoi ia derdhi në kokë banores teksa ajo po flinte gjumë.
Françeska Murati u zgjua nga gjumi e trembur dhe duke u kollitur, ndërsa Liam Osmani nisi të qeshte.
Pasi u ngrit nga krevati, Françeska Murati nisi një debat në oborrin e shtëpisë me konkurrentin.
“T’i s’ke vetëkontroll se nuk ka mundësi. Le kokrrën e namit. Më vjen keq sepse sa herë bën gabime i anashkaloj”, iu drejtua ajo.
“Ujin e kam qejf në fakt, aty nuk kam vetëkontroll”, iu përgjigj Liami. /ZOOM.AL/