Aplikacion
Zjarri dyshohet se ka rënë në autobusin ndërqytetës, në pronësi të shtetasit me inicialet Ç. B. Nga flakët në autobus, më tej ka marrë zjarr edhe furgoni i një kompanie private që ndodhej i parkuar aty pranë.
Policia e Delvinës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike në motor, por nuk përjashtohet dhe zjarrëvënia e qëllimshme.
Policia pret rezultatet piroteknike të ekspertëve dhe verifikimin e kamerave në zonë. Pronari i autobusit tha se nuk ka konflikte me askënd dhe po ashtu ai i mjetit furgon. /ZOOM.AL/
Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti ndërron mendje: Do tërheq vendimin për shpalljen e luftës