Aplikacion
Në një intervistë për “La Repubblica”, Rama pranoi se Agaçi ka pasur rol kryesor në hartimin dhe detajimin e marrëveshjes për emigrantët mes tij dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Por, kryeministri akuzoi gazetarin italian Giorgio Mottola dhe stafin e emisionit “Report” se gjatë dokumentarit kanë përshkruar Agaçin si të ishte kriminel për shkak të punës së tij si avokat, me qëllimin për të sulmuar Melonin.
Edhe një herë tjetër, Rama përsëriti akuzën ndaj gazetarit italian se nuk i ka përdorur gjatë investigimit përgjigjet që Engjëll Agaçi i dha për këtë çështje.
Pjesë nga intervista:
Gazetari italian: Flas gjithmonë me hezitim, por mesa duket Agaçi ka ndikuar te detajet e marrëveshjes. Duke pasur këtë detyrë, ndoshta do ishte mirë që ai të tërhiqej. Më kujtohet që në një rast të ngjarjes publike ju thatë sa i takon themelit të marrëveshjes, që Shqipërisë nuk i kushton asgjë. Më goditi shumë ky aspekt, ndoshta ishte moment sinqeriteti, për ne është e qartë që është lëvizje propagande.
Edi Rama: Unë ju falënderoj sepse më ndihmoni të kuptoj edhe gjëra për pjesën italiane. Ka disa gjëra që nuk shkojnë në ndërhyrjen tuaj. Nuk shoh lidhje në ndërhyrjen e një karriere të një avokati shqiptar. Nuk ishte e lehtë, në 2013 e la Italinë për t’u bërë Sekretar i Këshillit të Ministrave. Është figura numër 1 institucionale e administratës. Nuk shoh lidhje mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshjeje.
Ka drejtuar ekipin tonë në hartimin e kësaj marrëveshjeje jo të lehtë. Nuk më duket se gabohem nëse them që edhe ai dhe avokati që është trajtuar si kriminel. Trajtohet dhe baltoset si të ishte kriminel. Arsyeja është shumë e thjeshtë, për të sulmuar kryeministren tuaj, është e drejta juaj, Po ku hyn Shqipëria dhe avokati. Gjysmë të vërteta, duke qenë se bëni punën e gazetarëve janë gënjeshtrat më të mëdha./ Zoom.al