Aplikacion
Padia për mandatin e ish-ministres së Jashtme u dorëzua në orën 12:30. Pas depozitimit të padisë Gazment Bardhi u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të mblidhet pa zgjatur proceduar, sipas tij, për të “vendosë në vend dinjitetin përdhosur nga mazhoranca”.
“Është në nderin e kësaj gjykate që pa asnjë vonesë, pa zgjatur proceduar me muaj të tërë të mblidhet dhe të vendosë në vend dinjitetin përdhosur nga mazhoranca të anëtarëve të Kushtetueses, Nuk ka ndodhur kurrë të hidhen në kosh me votë politike vendimet e Kushtetuese”, tha Bardhi.
Kujtojmë që Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.
Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.
“Grupi ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës”, theksoi Bardhi pak dite me pare. /ZOOM.AL/
Berisha rikthehet në selinë e PD:Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin dhe miqtë e mi kudo në botë