Aplikacion
36 këngë në total, të cilat janë të qeta, relaksuese (kur i dëgjon pa vëmendje), por shumë emocionuese dhe me tekste kuptimplota, siç zakonisht janë këngët e Swift. Këngëtarja ka folur për thyerje zemre, lot, dhimbje, inat dhe reflektim personal.
“Kjo periudhë e autores të këtyre këngëve ka mbaruar, është një kapitull i mbyllur dhe një barrë e hequr. Nuk ka as inate, as dhimbje, asgjë për të sheshuar sepse plagët janë shëruar. Dhe teksa reflektimi vazhdon, shumë nga ngjarjet e përshkruara janë të krijuara nga vetja. Kjo autore beson fort se lotët tanë bëhen si me magji, bojë në faqet e një libri. Kur e flasim historinë më të dhimbshme, më në fund mund të çlirohemi prej saj dhe gjithçka mbetet pas është torturë poetike”, ka shkruar Taylor në Instagram për këtë album.
Në album ka edhe dy bashkëpunime me Florence + the Machine dhe Post Malone. Jack Antonoff dhe Aaron Dessner janë dy bashkëpunuesit kryesorë të Sëift për produksion dhe shkrimin e teksteve dhe ata kanë dorë në një pjesë të mirë të këngëve.
Një ndër këngët, thuhet se Taylor ia ka dedikuar Kim Kardashian, pas një sherri disa vite më parë, “thanK you aIMee”, ku shkronjat kapitale formojnë emrin “KIM”.
Kënga flet për një person bullizues, i cili i ka vështirësuar jetën Taylor. Ajo përmend personin që kaloi mbi “varrin” e saj dhe se debati nuk ishte i drejtë.
“Gjatë gjithë kohës që ti gJuaje me grushta, unë po ndërtoja diçka/ Nuk të fal për mënyrën se si më ke bërë të ndihem/ Kam bërtitur “Fuck you, Aimee” në qiellin e natës, ndërsa gjaku më gufonte/ Por s’e harroj mënyrën se si t’i më bëre të shërohesha”, këndon Tay.
Sherri mes tyre nisi në vitin 2016, kur Ëest u shpreh në këngën e tij “Famous”: “Mund të bëj seks me Taylor; E bëra atë k*rvë të famshme”. Kur Taylor replikoi në këngën e saj “Cruel Summer”, Kim publikoi në Snapchat një telefonatë, në të cilën Kanye “i merrte leje” Taylor dhe e vinte në dijeni se do të këndonte vargun në fjalë. Më vonë, rezultoi se telefonata ishte e modifikuar.
Projekti më i përfolur i Swift aktualisht ka thyer çdo rekord duke u bërë albumi më i ruajtur para publikimit në historinë e Spotify, ndërkohë që kërkesat për ta blerë janë shumë më të larta se sa përballojnë shumica e platformave.
Swift ka deklaruar se ky album tregon rrjedhën e jetës së saj dhe është një nga projektet që ka më shumë përzemër, sepse i ka shkruar vetë shumë nga tekstet e këngëve. Pas gjithë rekordeve që ka thyer Taylor gjatë këtij viti, pritet që pas këtij albumi të vendosen rekorde të reja dhe fitimet e saj të vazhdojnë të jenë marramendëse.