zoom

Të gjitha

Belen Rodriguez nënë për herë të dytë

Natën që Italia u shpall fituese e Kampionatit Europian, një lajm i mirë ka ardhur nga Belen Rodriguez, e cila është bërë nënë për herë të dytë. Ylli solli në jetë një vajze të cilën së bashku me partnerin, Antonino Spinalbese e kanë pagëzuar me emrin Luna Marì.
Ky lajm i ëmbël u bë i ditur nga çifti përmes fotove në Instagram.


“Dikush ka lindur tani. Ditë me fat. Argjentina fitoi, Italia fitoi dhe Luna lindi”, shkroi ylli.

Më herët Belen ka qenë e ftuar në emisionin “Domenica In” ku tregoi për herë të pare me detaje sesi ishte fillimi i jetës së saj në shtetin italian. Ajo la Argjentinën dhe filloi atje karrierën e saj si modele. Më pas ajo mori pjesë në një reality shoë, ku dhe u bë mjaft e njohur.

Belen nuk mundi që t’i përmbante emocionet teksa fliste për fillimet e saj dhe largimin nga Argjentina.
“Sa herë që vendos të largohesh, pa marrë parasysh sa e vogël je dhe del nga shtëpia me pak para … Më falni për emocionet, jam shtatzënë”, tha Rodriguez para se të shpërthente në lot.
Ajo tregoi se ëndërra e saj ka qenë që të bëhej pjesë e shoëbiz-it dhe duke parë që në vendin e saj nuk mund ta realizonte atë, u nis drejt Italisë, një vendim që e gjithë familja e saj ia mbështeti.