zoom

Lajme

Ish-deputeti i LSI paraqitet në SPAK, Ralf Gjoni pyetet rreth çështjeve që ka dijeni

Ish-deputeti  i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, ka qenë personazhi i radhës nga politika dhe si ish-zyrtar, që është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ende nuk ka informacione zyrtare në lidhje me arsyen që Gjoni është paraqitur në SPAK, por ai është parë i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mungesa e avokatit lë të kuptohet se Gjoni do japë deponime në lidhje me çështje që ka dijeni kur ka mbajtur funksione politike apo administrative.

Prokuroria e Posaçme ka disa dosje në shqyrtim dhe hetim rreth ish-drejtuesve dhe drejtuesve të LSI, sot Partia e Lirisë, aktualisht kryetarit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Një prej çështjeve është edhe vjedhja në zyrat e PL, sikurse skandali CEZ-DIA apo problemi i pasurisë. Ish-presidenti e ka sulmuar ashpër javët e fundit SPAK-un dhe kreun e tij Altin Dumani, teksa u kritikua nga ndërkombëtarët. /ZOOM.AL/