Aplikacion
Në një video live në llogarinë e tij personale në Instagram, ai nuk shpjegoi shumë për veprimet që ka parë te produksioni, që e shtynë drejt vendimit për të lënë shtëpinë, por paralajmëroi se të vërtetat do t’i thotë shumë shpejt.
“Do ju tregoj të gjitha ndodhitë një e nga një. Do bëj çmos të tregoj të vërtetën time. Unë mendoja se gjërat kishin ndryshuar, jeta kishte ndryshuar, Big-u kishte ndryshuar, por në fakt asgjë s’ka ndryshuar. Do ju tregoj arsyet pse nuk shfaqesha në kamerat e Top-it dhe pse kamerat nuk rrinin mbi kokën time. Do kërkojë kohën e vet gjithçka. Klipi ishte i parapërgatitur, unë e dija që ishte bërë gati”, tha Jetmiri.