Aplikacion
Në fjalën e tij ai tha se Reforma Territoriale ka dështuar dhe ky ka qenë konstatim edhe i Bankës Qendrore.
“Banka Botërore e ka konstatuar publikisht dështimin total të Reformës Territoriale. Jo thjesht agjendën politike të kthimit të territorit dhe të menaxhimit të territorit në një shtojcë të manipulimeve elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme, por dështimin total me decentralizimin i cili në vend që të çonte më shumë kompetenca dhe pushtet tek bashkitë në funksion të qytetarëve, i ka bërë ato më jo transparente, më të bunkerizuara.
Dhe siç e kemi parë në rastin e Bashkisë së Tiranës, dhe nuk është i vetmi rast, është më flagranti, i ka kthyer në grupe të strukturuara kriminale. Qytetarët e dinë dhe ne duhet ta themi me zë të lartë. Një grup i strukturuar si ai i bashkisë së Tiranës, rriti taksat dhe këto taksa i kanalizoi në xhepat e një grushti njerëzish që janë drejtorët e kryetarit të bashkisë. Me një filozofi të pastër vetshërbimi.
Taksat i marrim nga qytetarët dhe në vend që t’i kthejmë tek qytetarët, i bëjmë pasuri tonat, i bëjnë hotele, i zhvasin dhe i depozitojnë në llogari bankare. Pra, një skemë e pastër mafioze”, tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij.
Basha deklaroi se Partia Demokratike ka dy etapa përpara, që janë programi politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe koncepti për qeverisjen vendore.
“Ne si PD përpara kemi dy etapa. E para programi ynë politik që ka lidhje edhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe brenda tij koncepti ynë për qeverisjen vendore. Dhe së dyti, nisja sot si rregull 3 vite para zgjedhjeve të ardhshme lokale e programit tonë specifik për pushtetin vendor”, tha ai. /ZOOM.AL/