zoom

Aktualitet

VIDEO/ Masakër mjedisore në Vilë-Bashtovë! Pirgu i plehrave zapton plazhin në prag të sezonit veror

Kur sezoni veror turistik dhe i plazhit po afron, duket se institucionet lokale janë tërësisht neglizhente ndaj situatës, edhe pse kryeministri Edi Rama prej dy vitesh mburret me turizmin dhe bregdetin shqiptar.

Situata në zonën bregdetare, në plazhet e lakmuara, lë shumë për të dëshiruar. Sikurse shihet në videon poshtë, pamje skandaloze nga plazhi i Vilë-Bashtovës, në zonën e Kavajës.

Siç mund ta shihni edhe në video; i mbushur tërësisht me mbeturina dhe plehra, kryesisht mbetje plastike dhe druri. Mbeturinat kanë dalë në breg duke zhdukur tërësisht rërën dhe plastika zapton vijën bregdetare. Kanaçe, bidonë plastike, qese, mbetje të tjera plastike dhe deri metalike, mbizotërojnë ngado.

Mes këtij pirgu masiv plastikash, kanoçesh dhe qelqurinash, nuk mungojnë as mbetjet spitalore.

Askush nuk ka vënë dorë, kur duhet pak më shumë se një muaj të nisë sezoni veror turistik. Autoritetet lokale janë tërësisht pasive. Dhe kjo situatë është e përvitshme.

Dhe historikisht zona në plazhin e Vilë Bashtovës, në Kavajë, saktësisht në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, ofron gjithmonë pamje jo të zakonshme.

Ndotja në Vilë Bashtovë, shkaktohet nga lumi Shkumbin, në të cilin hidhen mbetje që nga Librazhdi dhe deri në Rrogozhinë. Të gjitha këto mbetje, që fillojnë të grumbullohen nga Librazhdi, Përrenjasi, Elbasani, Peqini dhe Rrogozhina, lumi Shkumbin, i çon në det. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)