zoom

Lajme

Meta: Mona është zemra jonë, yll bote! Do ta tundë në Fier

Pas përplasjeve në distancë mes tyre, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u përballën sot me njëri-tjetrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë.

Për lajmet e ditëve të fundit se mes tyre ka përçarje, që pas spastrimit që Meta nisi në Partinë e Lirisë, duke akuzuar Kryemadhin për nepotizëm dhe për djegien e mandateve në vitin 2019, ish-presidenti dha sot këtë koment për bashkëshorten e tij:

“Tani për ata që kanë hallin e Monës… Ça ka Mona? Mona është zemra jonë, yll bote!

Askush të mos qajë hallin, është deputete e Fierit, dhe besoj se do ta tundi në të ardhmen për Fierin. Mona ka eksperiencë të shkëlqyer. Pas statutit mund të votohet…”, tha Meta.