Aplikacion
Epoka “Halili” te Tirana po shkon drejt fundit. Tashmë aksionet e klubit bardheblu që janë në pronësi të Refik Halilit, janë zyrtarisht në shitje dhe brenda pak ditësh, mbyllet ankandi që do të dekretojë pronarin e ri të Tiranës me 66% të aksioneve.
Një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe tashmë i kanë nxjerr zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme. /ZOOM.AL/