Aplikacion
Përfaqësuesit e Rithemelimit, Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë arritur që të çajnë kordonin metalik të vendosur nga policia.
Në ndihmë për të lëvizur gardhin metalik i kanë ardhur dhe qytetarë, ndërsa protestuesit kërkojnë që të futen brenda bashkisë. Nga pamjet, për të lëvizur gardhin metalik janë angazhuar dhe disa qytetarë.
Kurse në fjalën e tij, ish-deputeti Belind Këlliçi u shpreh se do t’i shkojnë deri në fund kauzës për të cilën janë mbledhur.
Ai shtoi se ditën e djeshme në seancën plenare, deputetët e opozitës kanë denoncuar faktin se drejtoret e arrestuar të 5D, japin urdhra nga qelia për të emëruar të afërmi e tyre në pozicione kyçe.
“Nga shesh sot i jap një njoftim SPAK, që më 25 Prill, Erion Veliaj po planifikon të shkojë në Hollandë, aty ku në fakt është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazëm të Tiranës, sepse ky individ si pronar faktik i inceneratorit ka lënë punë pa kryer të cilat do t’i mbyllë më 25 prill në Hollandë, së bashku me hajdutët e tij.
Ditën e djeshme keni parë se si nga parlamenti janë bërë denoncime se drejtorët e burgosur të 5D nga qelia japin urdhra dhe vendosin të afërmit e tyre ne pozicione kyçe. Jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj kauze, e cila bëhet për të mbrojtur taksat e qytetit, bëhet në kuadër të transparencëss për fondet publike.
Ju bëj thirrje t’i bashkoheni këtij aksioni, deri në largimin e plotë të një hajduti të kapur, i cili qëndron për vetëm një qëllim, për të vjedhur taksat”, tha Këlliçi ndër të tjera para protestuesve. /ZOOM.AL/