zoom

Art & Kulturë

Dita e Monumenteve, Zhupa akuza socialistëve: Modeli juaj është koncesioni, ligj për ruajtjen

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj sot në Kuvend, solli shembujt e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në keto vite.

Nga Koncesioni i Butrintit që sot është në Gjykatë Kushtetuese, te Teatri Kombëtar, plani për Amfiteatrin e Durrësit, koncesioni për teatrin e Bylisit dhe deri te monumentet e zhdukura dhe të ndërtuara sipër tyre.

Zhupa u shpreh se PD do të fusi në ligj kur të vij në qeverisje konceptin e “Vlerësimit të Impaktit në Trashëgimi”, teksa akuzoi mazhorancën se koncepti i tyre ishin vetëm koncesionet.

Deklarata e Zhupës:

“Asnjë ndërhyrje nuk do bëhet pa bërë paraprakisht nga ekspertët raportin e Vlerësimit të Impaktit të Trashëgimisë, a prek konceptin historik të saj, a prek konceptin arkeologjik të saj! Ky do futet si detyrim ligjor dhe do jetë i detyrueshëm. Është e pakonceptueshme që monumentet dhe sitet të jepen me koncesion duke i lënë në dorë privatit të vendosi mbi historinë, gjetjet, identitetin shqiptar.

Në 100 vitet e ardhshme askush nga ne në sallë nuk do jetoj dhe me shumë mundësi s’do ketë ndonjë rëndësi për historinë, vetëm 1% do mbahet mend si tekst historie diku bardh diku zi, por trashëgimia kulturore do jetë aty qindra vite pas nesh. Kemi detyrim per brezat e ardhshëm ta mbrojmë dhe ta ruajme me gjithë vlerat.

Koncepti i koncesionit do zhduket nga trashëgimia kulturore dhe do jetë gjithmonë shteti përgjegjës për monumentet dhe sitet kulturore”. /ZOOM.AL/