zoom

Politikë

Revokimi për të përjashtuarit nga Bardhi, Basha kallëzon Nikollën në SPAK: Cenoi funksionimin e PD!

Nuk ka vonuar dhe Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryeparlamentaren Lindita Nikolla, për shpërdorim të detyrës si kryetare e Parlamentit.

Kallëzimi në fjalë bëhet pas revokimit të vendimit të Bashës nga ana e Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar, mes tyre edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pikërisht ky pranim i pojesshëm, teksa PD zyrtare drejtohet nga Basha, u bë shkak i kallëzimit. Kuvendi ka refuzuar pranimin e revokimit për Berishën nga ana e kryeparlamentares, me argumentin se ai nuk kishte qenë i regjistruar që në fillim si pjesë e grupit të PD, u bë shkak për kallëzimin penal. Basha në emër të PD akuzon Nikollën se ka shpërfillur zyrtarisht PD zyrtare, duke njohur Bardhin si pjesë të grupit, duke e konsideruar shkelje penale.

“Ka cenuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD, duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, duke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punës ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetor-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët, të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.

Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim. /ZOOM.AL/