zoom

Aktualitet

Sulmi i Iranit/ Rama konfirmon mbështetjen për Izraelin: Rrezik për destabilizim të pakthyeshëm

Kryeministri Edi Rama konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin, pas sulmit të Iranit me dronë e raketa.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “X”, Rama dënoi sulmin, duke folur për një rrezik që stabiliteti në Lindjen e Mesme të prishet në mënyrë të pakthyeshme.

Edi Rama bëri apel për armëpushim sa më të shpejtë mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit.

Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, tha Edi Rama.

Postime të lidhura