Aplikacion
“Mos lejoni të na poshtërojnë horra si Erion Veliaj”, iu drejtua lideri demokrat qytetarëve nga ballkoni i banesës së tij.
Berisha deklaroi se nuk duhet pranuar në zyrë “një horr që ka vjedhur 100 përqind me dokumente zyrtare paratë e qytetarëve”.
Ai theksoi se Veliaj duhet të ishte larguar pas arrestimit të drejtorëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, por theksoi se “nuk jep dorëheqje krimineli”.
Sali Berisha: Miqtë e mi, sot ka vetëm një shpresë, ajo shpresë jeni ju, ajo shpresë janë qytetarët, ajo shpresë është guximi i tyre, ajo shpresë është zemërimi i tyre, ajo shpresë është sakrifica e tyre.
Pa guxim, pa sakrifica nuk ka fitore. Ka vetëm poshtërim, nënshtrim, largim nga Shqipëria! E premtja po vjen, Tirana në këmbë. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, ngrihuni të premten, pastroni bashkinë.
E premtja është një ditë jo vetëm për ju, por edhe për ata që nuk jetojnë më, për fëmijët tuaj, për fëmijët e fëmijëve tuaj. Në qoftë se ne pranojmë në atë zyrë një horr që ka vjedhur 100 përqind me dokumente zyrtare paratë e qytetarëve, ne meritojmë çdo gjë pastaj.
Ne nuk meritojmë liri, ne nuk meritojmë dinjitetin. Çfarë jemi ne të dashur qytetarë që të na përdhosin, të na poshtërojnë horra si Erion Veliaj? Në çdo vend të botës jo me kaq, por me një të dhjetën, jep dorëheqjen njeriu. Po nuk jep dorëheqjen krimineli, por del e shëtit nga një studio në studio tjetër për të bërë avokatinë e hajdutëve të tij dhe të vetes.