zoom

Bota

Alarmi/ Putin njofton se do vërë në punë termocentralin bërthamor të Zaporizhia

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka informuar agjencinë atomike të Kombeve të Bashkuara (IAEA) se Kremlini synon të rifillojë termocentralin bërthamor Zaporizhia, aktualisht nën pushtimin rus, duke rritur më tej rreziqet e një aksidenti në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Kështu shkruan Wall Street Journal, e cila ngre alarmin për tensione në rritje dhe prag lufte në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme, nga Irani dhe Gaza, në Ukrainë dhe Rusi.

Qëllimi i Rusisë do të ishte që të rikthejë në shërbim të paktën një reaktor deri në 40 vjetorin e lidhjes së termocentralit, me rrjetin elektrik të Bashkimit Sovjetik në dhjetor.

Synimi për të rifilluar punën në uzinë iu njoftua nga Putin shefit të IAEA Rafael Grossi gjatë një takimi. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura