Aplikacion
Pampuri theksoi se me këtë votim, Rama i bëri karshëllëk SPAK-ut. Ajo shtoi se Rama po mbron veten dhe miqtë e tij, të cilët i ka bërë investitorë strategjikë. Deklarata u bë në “News 24”, gjatë diskutimit për temat e politikës së ditës.
“Me anë të Olta Xhaçkës, Rama mbrojti miqtë e tij dhe veten. Në jug ka shumë investitorë strategjikë. Deputetët dhe Rama dolën mbi SPAK. Me aktin e djeshëm kryeministri tregoi se i bëri karshillëk SPAK-ut.
Megjithatë, unë mendoj se SPAK do të hetojë dhe ka hetime në vijim. Qeveria po lufton SPAK, strukturë që po iu kundërvihet të gjithë të korruptuarve. Në Shqipëri disa kanë marrë toka e disa kanë bërë kështjella. Kjo që ka bërë Rama, nuk është asgjë tjetër, përveç se mbrojtje e vetes”, deklaroi Pampuri. /ZOOM.AL/