zoom

Aktualitet

Operacion kundër trafikut të klandestinëve, edhe 4 policë të përfshirë në rrjetet kriminale (EMRAT)

Çështja e trafikut të klandestinëve nëpërmjet Shqipërisë si tranzit me destinacion BE-në e me qëllime përfitimi nga autorët, është kthyer në problem kombëtar, ndaj edhe Policia e Shtetit ndërmori sot një operacion në shkallë të gjerë, rezultatet e të cilit janë në zbardhje e sipër.

Aktualisht detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kombëtar kundër trafikut te klandestineve. mes të dyshuarve janë ehde 4 policë të përfshirë. Në orën 13:30, kryepolici Muhamet Rrumbullaku pritet të japë edhe një konferencë për mediat në lidhje me këtë operacion.

Burime zyrtare thanë se ata janë nën hetim prej një viti, paralelisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por edhe Prokuroria e Posaçme.

Mësohet se efektivët janë mbajtur nën vëzhgim nga AMP gjatë hetimit dhe kanë rezultuar si të përfshirë në rrjetin e trafikut të klandestinëve.

Alarmi u ngrit kryesisht pas aksidentit tragjik të Këlcyrës, me 7 klandestinë të vdekur dhe një drejtues mjeti pjesë e grupit shkodran që i trafikonte. Deputeti Ervin Salianji ngriti dyshime se edhe Policia ishte e përfshirë dhe kishte humbur kontrollin e territorit.

Emrat e efektivëve:

Altin Hasani

Edmond Braja

Arjel Hoxha

Ermal Hoxha

/ZOOM.AL/