Aplikacion
Mes të arrestuarve janë edhe shumë shqiptarë, Teksa operacioni vijon edhe me kontrolle banesash dhe sekuestro në Shqipëri, për llogari të drejtësisë italiane.
Mediat e vendit fqinj shfaqën pamje ku duket se në banesë gjatë kontrolleve janë zbuluar një sasi e madhe parash e fshehur në çorape dhe drogë në mikrovalë.
Operacioni i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Bolonjës, në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar i specializuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Gjermania.
Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Sammogia”, u vunë në pranga në Vlorë edhe të dyshuarit; Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.
Por përveç këtyre treve janë arrestuar dhjetëra të tjerë në Gjermani dhe Itali. /ZOOM.AL/