zoom

Aktualitet

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë (Emri)

Është djegur gjatë natës makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, Anjeza Shiko.

Autovetura, tip Volkswagen, ishte parkuar në një garazh në zonën e plazhit të Vjetër.

Ajo është në pronësi të babait të zyrtares, Muamet Çotës, por përdoret nga drejtoresha e Tatim – Taksave.

Policia tha se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe ka shoqëruar disa persona. Paraprakisht është marrë në pyetje edhe drejtoresha e Tatim – Taksave.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Postime të lidhura