zoom

Lajme

Bardhi nga Berati: Fjalimi i Veliajt ishte mesazh për Ramën dhe për Drejtësinë…!

Nënkryetari i Rithemelimit në PD, Gazment Bardhi, nga Berati ku ndodhet për takim me bazën e partisë, iu përgjigj dhe sulmoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ‘zbërthehu’ mesazhet e këtij të fundit në deklaratën e dhënë për mediat sot.

Bardhi theksoi se në fjalimin e Veliajt kishte dy mesazhe, një për drejtësinë dhe ai më kryesori, për Ramën.

“E ndjeni ju çdo ditë përndjekjen politike se nuk pranoni që të nënshtroheni. Para se të futeshim në takim po dëgjonim bashkëpunëtorin e drejtorëve të arrestuar. Ne e kaluam përçarjen. Por nga Berati duhet të vijë sinjali për të kaluar përçarjen. Ne u zumë se kush ishte më e mira për PD, jo për karrige.

Këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut apo se kush do të shkojë më parë në burg.

Fjala e sotme e Veliajt kishte dy mesazhe; një për drejtësinë dhe një për Edi Ramën. Mesazhi për drejtësinë ishte; drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë dhe ju nuk duhet t’i godisni. Por mesazhi kryesore ishte për Ramën; pse duhet të mbajë përgjegjësi unë për drejtorët e mi, si ti që s’ke pse mban përgjegjësi për zëvendësin tënd. Këto kode mafioze ka kjo qeveri që është sjellë si qeveri mafioze”, tha Bardhi. /ZOOM.AL/