zoom

Aktualitet

Gjendet i vdekur në rrugën e fshatit 50-vjeçari, ja për çfarë dyshon Policia

Gjendet i pajetë trupi i një 50-vjeçari në Elbasan, në rrethana dhe shkaqe që po hetohen nga policia vendore dhe ekspertët.

Policia konfirmoi ngjarjen, teksa mori njoftim nga banorët dhe të afërmit, që gjetën rastësisht të ndjerin, që kishte munguar të kthehej në banesë.

“Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, thuhet në njoftimin paraprak zyrtar.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit. Në pyetje po merren edhe familjarët, për të zbuluar ndonjë sëmundje nga e cila vuante viktima, apo ka shkaqe të tjera vdekjeje. Gjithashtu pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura