Aplikacion
Megjithëse pretendon lirinë për mungesë provash, Bistri u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. SPAK thotë se ka si prova përgjimet dhe bisedat e tij me anëtarët e bandës dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka.
Bistri u arrestua nga SPAK, nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Bistrit, i vënë në pranga në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, gjithashtu iu sekuestruan edhe 1 milion euro pasuri.
Njoftimi:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 10:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 15 akti, datë 28.03.2024 regjistrimi, lidhur me rishqyrtimin e ankimit të personit nën hetim O.B., ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përkundrejt të hetuarit ankues O.B.”. /ZOOM.AL/
Ish e dashura e nxori zbuluar, krizë në lidhjen e Mevlanit me partneren e tij shtatzënë