zoom

Lajme

Vijon debati për Xibrakën, Bardhi-Ballës: Nëse keni prova për 45-vjeçarin brun pse s’i publikoni?

Çështja e laboratorit të Xibrakës u kthye sërish në Parlament, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi përgjigje nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Më herët deputeti theksoi se ka prova për lidhje të Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, ndaj edhe kryeministri Edi Rama shmangte interpelancë. Bardhi nënkuptoi se edhe Balla ishte i përfshirë tek laboratori.

Ministri iu përgjigj, duke i thënë se po përdorej dhe se duhet të pyeste më sipër.

Debati mes deputetëve:

Bardhi: Në asnjë rast nuk do të dëgjoni nga grupi i PD të sulmojë punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit që janë lënë në baltë nga kupola drejtuese. Nuk mund të mbështesim atë që ka thënë drejtuesi i SPAK se në raste të caktuara nuk mund të bashkëpunojmë me policinë pasi na rezulton se ka policë të përfshirë edhe në nivele të larta.

Ne nuk mbështesim dot punonjësit e policisë që prishën provat në laboratorin e Xibrakës. Ua vura re sikletin për të folur për këtë çështje. Iu pyeta nëse ka raporte vëzhgimi. Pse nuk tregoni pamjen e 45-vjeçarit të paidentifikuar? Thatë një gjë shumë të rëndë këtu ministër. Dini identitetin e këtij personi. Pse nuk ndihmoni? Prokuroria ju vendos në hetim për moskallëzim krimi…

Taulant Balla: Ke qenë dhe ministër Drejtësisë. I vetmi moskallëzim krimi po ndodh nga ana juaj. U zotuat se do bëni kallëzim dhe s’e bëtë. Ti je në fazën që nuk beson më as ato që thua vetë. Bëni mirë që të mos përdoreni, Gazi, po përdoresh, Gazi po ta them mos u përdor. (Ndërhyn Vokshi) Albana pse e mbron Gazin ti? Para 6 muajsh Gazi për ty ishte djall, u bë engjëll. Do bëhet djall sërish ku i dihet…

/ZOOM.AL/