Aplikacion
“Merrni masë për Spiropalin. Fjalor i papranueshëm. Duhet të ishte pranuar interpelanca me kryeministrin. Pse nuk vjen kryeministri? Çfarë frike ka? Çfarë halli ka? Si lëvizte vëllai i tij me makinën e trafikantëve? Si qenka çështje private narko-trafiku. Apo përdorimi i të njëjtin automjet. Edi Rama të zbatojë rregulloren”, tha Vokshi.
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se opozita duhet t’i përgjigjet pyetjes nëse SPAK është organizatë kriminale, ndërsa akuzoi opozitën se është inkoherente me qëndrimet e saj.
“Duhet të lini akrobacitë me shpifje dhe t’i përgjigjeni pyetjeve të z.Majko. A mendoni ju që shkoni poshtë ballkonit atij të marrit? Është apo nuk është organizatë kriminale SPAK-u. Marrëzia dhe mençuria i ndan një fije e hollë zonja Vokshi. Sa na takon ne se na u drejtuat me gisht, ne e kemi bërë shumë të qartë atë ndarje se ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku fillon pushteti i drejtësisë. Mungesën e arsyes nga njëri te tjetri, njëri thotë kam besim te SPAK-u tjetri thotë është organizatë kriminale sepse rrota ua ka zënë bishtin dhe kokën.
Pastaj ngrihet tjetrit, z.Basha i sapo zgjuar nga gjumi na thotë po amnistoni të dënuarit nga GJKKO. Në 6 dhjetor është depozituar amnistia në Kuvend që të bëjmë një akt human që e kemi bërë çdo vit. Politika jonë nuk duhet të frymëzohet nga e vjetra, burg burg për dy paketa cigare. Meqë jeni edhe akuzues dhe të akuzuar, shkoni atje ku viktimat tuaja iu akuzojnë për shpifje. Sa i takon Shkodrës, e keqja nuk iu del dhe nuk do t’iu dalë kurrë por e rëndësishme është që e keqja i ka dalë Shkodrës”, tha Spiropali. /ZOOM.AL/
“Ku po shkon bebe”, pas largimit të Heidi Bacit nga Shqipëria, Romeo publikon këngën e re