Aplikacion
Aktualisht vijojnë të mbahen në qeli dy djemtë dhe vajza e të ndjerit, që dyshohen se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e të atit, në një sherr të vazhdueshëm me motive të dobëta dhe dhunës në familje.
Megjithatë një pistë e re po hetohet nga policia, teksa në shtëpinë e familjes Meta është gjetur një gëzhojë që nuk i përket pistoletës së sekuestruar, në cilësinë e provës materiale. Për këtë ka folur Fatjon Softa, i cili ishte i ftuar në emisionin “Breaking”. Specialisti i policisë deklaroi:
“Kjo tregon edhe një herë, atë që kam thënë më parë që është e pamundur që një vajzë e tillë si Hygerta të ketë shkrepur armën. Fakti që është gjetur një gëzhojë tjetër në ambientet e shtëpisë së Pëllumb Metës, tregon se mund të ketë të tjerë të përfshirë jashtë familjes.
Kjo hedh dyshimet se nuk është ajo vrasësja e vërtetë, por një person jashtë familjes. Duhet gjetur arma, të cilës i përket gëzhoja. Ka qenë një armë apo dy?”.
Prokuroria po kryen riekspertime, teksa të tre fëmijët japin versione të ndryshme për autorësinë. /ZOOM.AL/
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë