Aplikacion
“Ky incident ishte një gabim i rëndë”, tha shefi i Shtabit të Izraelit, gjenerali Herzi Halevi në një video-mesazh. “Ishte një gabim që pasoi një keqidentifikim natën, gjatë një beteje, në kushte shumë komplekse. Nuk duhej të ndodhte”, shtoi ai.
Ndërkohëpresidenti Biden kërkoi hetim i shpejtë për ngjarjen. “Izraeli është i përkushtuar të kryejë një hetim të plotë se pse automjetet e punonjësve të ndihmës u goditën nga sulmet ajrore. Ky hetim duhet të jetë i shpejtë, duhet të sigurojë llogaridhënie dhe rezultatet e tij duhet të bëhen publike”, tha Biden.
Sakaq, Presidenti izraelit Isaac Herzog ka kërkuar falje për sulmin ajror që vrau punonjësit e WCK në Gaza. Herzog tha se kishte folur me Jose Andres, kuzhinierin e famshëm amerikan që drejton grupin humanitar World Central Kitchen, për të shprehur “dhimbjen e tij të thellë dhe ndjesën te sinqertë për humbjen tragjike të jetëve të pafajshme”.
Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk kishte kërkuar më parë falje për vdekjet, të cilat ai e përshkroi si një “rast tragjik” që do të hetohet “deri në fund”. “Kjo ndodh në luftë… ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë më,” shtoi ai. /ZOOM.AL/