zoom

Lajme

SKANDAL në Për’puthen/ Erika godet me shuplakë Buçin. Konkurrenti e kap nga fyti

Ekrani duhet të shërbejë për të edukuar masën, me misionin për të përçuar vlera dhe moral.

Por, disa prodhime televizive jo gjithmonë ia dalin të qëndrojnë brenda kësaj kornize, duke rënë pre e “gropës” së klikimeve dhe shikueshmërisë.

Kështu duket se ka ndodhur në episodin e fundit të Për’puthen, ku gjithçka ka degraduar në akte dhune dhe përplasje fizike mes protagonistëve të këtij programi.

Erika goditi me shuplakë Buçin, pasi u transmetua takimi i tij me konkurrenten tjetër, Klaudian. Emri i Erikës ishte përmendur në takimin e dyshes, gjë që mesa duket e acaroi, duke e goditur në studio.

“S’ke të drejtë më ta përmendësh emrin tim”, u shpreh Erika.

Ndërkohë, konkurrenti u kundërpërgjigj po me akte dhune, duke e kapur nga fyti Erikën.

Cili është mesazhi që merret nga një skenë e tillë?

Kujt i shërbejnë emisione që promovojnë tensione e dhunë?

Kujt i shërbejnë formate që u japin zë bullizuesve?

E sigurt që publikut jo! Njësia matëse pëe programet sot janë bërë klikimet.