Aplikacion
Burri ishte i punësuar në një kompani transporti, jetonte në lagjen Kaiserau, kishte një leje qëndrimi dhe gjithashtu zotëronte një garazh në lagjen Don Bosco. Megjithatë, të ardhurat e tij nga puna e rregullt me sa duket nuk i mjaftonin.
Siç zbuluan oficerët e rendit, ai grumbulloi “rrogën” e tij duke poseduar mallra të vjedhur dhe duke shpërndarë drogë. Gjatë kontrollit në garazh, efektivët gjetën dy biçikleta elektronike të shtrenjta, të cilat ishin vjedhur në qytet pak ditë më parë.
Ata tashmë u janë kthyer pronarëve të ligjshëm. Hetuesit kanë sekuestruar edhe 11 kilogramë marijuanë dhe një shumë prej 2990 euro. Ai akuzohet për marrjen e pasurive të vjedhura dhe trafik droge. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalet e mundshme të shitjes dhe mbështetësit.
Kuestori Paolo Sartori i hoqi lejen e qëndrimit shqiptarit, në mënyrë që ai të dëbohej më pas nga vendi. /ZOOM.AL/
Statusi juridik dhe interpretimi politik i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Shkup