zoom

Lajme

Egla në panik: Kam frikë, më hoqi jorganin! Ai çfarë s’mund të bëjë, të zhvesh…

Egla Ceno ndihet shumë e shqetësuar nga prezenca e Jetmir Salaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për shkak se disa ditë më parë ai ka hequr jorganin kur aktorja po flinte.

Teksa po bisedonte me Julian Dedën dhe Liam Osmanin, Egla tha se ka shumë frikë nga banori sepse sipas saj nga Jetmiri çfarë nuk mund të pritet.

Pjesë nga diskutimi:

Egla: Më shqetëson jo si banorë në shtëpi.

Juli: Prania?

Egla: Kam frikë nga ai, nuk di se çfarë mund të bëjë.  Nëse ai të zhvesh me vetëdije, ai çfarë nuk mund të bëjë.

Liami: Çfarë të bëri te jorgani?

Egla: Isha në krevat dhe ma hoqi jorganin nga koka deri te këmbët. Mund të isha me brekë, në çdo lloj situate. Unë nuk jam shok i tij, nuk jam ushtrie.

Juli: As një mashkulli nuk mund ti bëhet, se ka femra dhe kamera. /ZOOM.AL/