Aplikacion
Sipas Berishës, Rama çoi SPAK-un në Bashki për të hequr vëmendjen nga lidhjet e vëllait të tij Olsi, me laboratorin e kokainës në Xibrakë, denoncuar sot nga PD.
Në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se një javë më parë, Rama në “Opinion” do t’i shtrembërohej fytyra dhe do nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit.
Fjala:
Edi Rama sot mori atë që meritonte.
Një javë më parë, ai në “Opinion” do t’i shtrembërohej fytyra dhe do nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit.
Fyeu me fjalët që vetëm ai i ka të vetëm, kryetarin e grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj fjalë për fjalë: a je burrë, më prit në “Opinion” javën që vjen, të të faktoj me dokumente zyrtare se cili është Olsi dhe roli i tij.
Sonte, pas përpjekjeve që bëri për të dështuar emisionin, ka ngritur në këmbë polici dhe spiunë.
Por shqiptarët do e shohin se kush është Edi Rama, se ç’përfaqëson klani Rama, se ç’përfaqëson drejtësia e tij.
Shqiptarët me dokumente do shohin se pushteti i tyre nisi me drogën dhe do sosë me drogën gjer në përmbysjen e ardhshme.
Të dashur miq, i shastisur nga lajmet e drogës, në të cilat dosje hetimore faktonte se njeriu i paidentifikuar, 45-vjeçari me flokë të shkurtra dhe surrat Olsi, ishte vëllai i tij, urdhëroi Dumanin e tij të presë ca koka turku në mënyrë që publiku shqiptar të mos përqendrohen tek Olsi sonte, por të merren me Qaton dhe stër-Qaton.
Të dashur miq, fatkeqësitë këtij kombi dhe asnjë kombi tjetër, nuk i vijnë nga poshtë lart, por i vijnë nga lart poshtë.
Fatkeqësitë nuk vijnë nga qytetarët, por vijnë nga pushtetarët hajdutë.
Nga pushtetarë që vjedhin dhe i shtypin.
Kjo është historia.