zoom

Aktualitet

Evis Berberi në burg – Kush është drejtori i ri që e zëvendëson në krye të ARRSH?

Kryeministri Edi Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pas arrestimit të Evis Berberit, ARRSH-në do ta drejtojë Gentian Gjyli.

Ai mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit.

Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku u prangos më 14 mars, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

SPAK zbuloi skemën se si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.